ATK

Deklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave

14 korr 2026KPT Consulting2 min lexim
Deklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

 

ATK, në kuadër të aktiviteteve të saj për identifikimin e ekonomisë joformale, ka analizuar të dhënat dhe informacionet që disponon dhe ka konstatuar se një numër personash kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e pronave, por nuk janë regjistruar në ATK, nuk kanë deklaruar këto të ardhura dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre tatimore.

 

Për këtë arsye, ATK u bën thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave dhe që ende nuk i kanë deklaruar ato, që sa më parë t’i përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre tatimore, duke:

  • u pajisur me Numër Fiskal pranë ATK-së, nëse nuk janë të regjistruar;

  • deklaruar të ardhurat e realizuara; dhe

  • paguar detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

 

ATK rikujton se disponon informacione, të dhëna dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave. Nëse këta persona nuk përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre, ATK do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë:

  • regjistrimin sipas detyrës zyrtare, kur plotësohen kushtet ligjore;

  • vlerësimin e detyrimeve tatimore bazuar në informacionet, të dhënat dhe provat që disponon;

  • ngarkimin e interesave dhe gjobave; si dhe

  • ndërmarrjen e masave të tjera administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni tatimor.

 

ATK mbetet e përkushtuar në promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Për informata shtesë lidhur me regjistrimin, deklarimin dhe pagesën e tatimeve, tatimpaguesit mund të kontaktojnë Administratën Tatimore të Kosovës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të vizitojnë zyrat më të afërta të ATK-së.

 

Përmbushja vullnetare është zgjedhja më e mirë.

Administrata Tatimore e Kosovës

Shpërnda:

Lexo edhe

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026ATK
10 korr 2026·3 min lexim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon trendin e fuqishëm të rritjes së të hyrave tatimore. Gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë arkëtuar 595.6 milionë euro, që përbën 71.5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin arkëtuar 524.1 milionë euro.

Lexo artikullin e plotë
KOMUNIKATË - Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës realizuan aktivitete të përbashkëta në kuadër të operacionit ndërkombëtar “JAD Global Chain 2026”ATK
08 korr 2026·3 min lexim

KOMUNIKATË - Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës realizuan aktivitete të përbashkëta në kuadër të operacionit ndërkombëtar “JAD Global Chain 2026”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin e Punës, gjatë periudhës 08–12 qershor 2026, ka realizuar aktivitete të përbashkëta në kuadër të Planit Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Global Chain 2026”, të organizuar në kuadër të aktiviteteve të EMPACT, nën udhëheqjen e EUROPOL, INTERPOL dhe Frontex.

Lexo artikullin e plotë
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe Tatimet e Shqipërisë forcojnë partneritetin strategjik për modernizimin e administrimit tatimorATK
11 qer 2026·2 min lexim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe Tatimet e Shqipërisë forcojnë partneritetin strategjik për modernizimin e administrimit tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës mirëpriti sot në një vizitë pune Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë, z. Ilir Binaj, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, së bashku me stafin drejtues të institucionit.

Lexo artikullin e plotë