Zgjidhje financiare për biznesin tuaj
KPT Consulting ofron shërbime profesionale të kontabilitetit financiar dhe menaxherial, konsulencës tatimore dhe financiare, duke ndihmuar bizneset të operojnë me korrektësi, efikasitet dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Ekspertizë Profesionale
Shërbime kontabiliteti, tatimore dhe financiare të ofruara me profesionalizëm dhe përkushtim.
Rritje dhe Zhvillim
Zgjidhje financiare që mbështesin rritjen dhe suksesin afatgjatë të biznesit tuaj.
Besim dhe Transparencë
Marrëdhënie të ndërtuara mbi korrektësi, integritet dhe besueshmëri.
Partneritet Afatgjatë
Partneri juaj i besueshëm në çdo fazë të zhvillimit të biznesit.
Partneri juaj për zgjidhje financiare
KPT Consulting është një kompani e specializuar në kontabilitet, shërbime tatimore dhe konsulencë për biznese. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje profesionale që ndihmojnë bizneset të menaxhojnë financat me saktësi, transparencë dhe efikasitet.
KPT Consulting udhëhiqet nga MSc. oec. Astrit Qerimi - Fakulteti i Ekonomisë, Kontabilist i Çertifikuar dhe Këshilltar Tatimor i Çertifikuar, me përvojë në ofrimin e zgjidhjeve profesionale financiare dhe tatimore për biznese. Përkushtimi ynë është të ofrojmë shërbime të sakta, të besueshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
KPT Consulting udhëhiqet nga MSc. oec. Diana Aliu - Qerimi, e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, me përvojë në kontabilitet, financa dhe këshillim tatimor. Ajo është e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale dhe të besueshme për bizneset. Me fokus në saktësi, integritet dhe profesionalizëm, angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime cilësore, të personalizuara dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në Kosovë.
Gjithçka që biznesi juaj ka nevojë
Nga themelimi i biznesit deri te menaxhimi financiar i përditshëm — mbulojmë çdo aspekt profesional.
Regjistrimi i Bizneseve
Ndihmojmë në themelimin dhe regjistrimin e bizneseve tuaja sipas legjislacionit në fuqi, nga hapat e parë deri në aktivizimin e plotë.
Kontabilitet dhe Mbajtje e Librave
Mbajtje profesionale e librave kontabël, evidencave financiare dhe raportimeve mujore për biznesin tuaj.
Deklarime Tatimore dhe TVSH
Përgatitje dhe dorëzim i të gjitha deklarimeve tatimore, TVSH-së dhe raporteve për ATK në kohë dhe me saktësi.
Përgatitja e Pasqyrave Financiare
Hartimi i pasqyrave financiare vjetore në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.
Menaxhimi i Pagave
Administrim i pagave, kontributeve dhe të gjitha detyrimeve që lidhen me punonjësit tuaj.
Konsulencë Tatimore dhe Financiare
Këshillim strategjik për optimizim tatimor, planifikim financiar dhe zgjidhje të problemeve komplekse.
Program Financiar dhe Digjitalizim
Implementim i programeve moderne financiare dhe digjitalizim i proceseve të biznesit tuaj.
Trajnime Profesionale
Trajnime të specializuara në kontabilitet, tatime dhe menaxhim financiar për ekipin tuaj.
Aplikime për Grante dhe Subvencione
Përgatitje profesionale e aplikimeve për grante dhe subvencione nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Përditësime Ligjore dhe Tatimore
Informohu i pari për ndryshimet ligjore, tatimore dhe njoftimet më të rëndësishme për biznesin tuaj.
ATKDeklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
ATKKOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon trendin e fuqishëm të rritjes së të hyrave tatimore. Gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë arkëtuar 595.6 milionë euro, që përbën 71.5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin arkëtuar 524.1 milionë euro.
NjoftimeNjoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.
Ligje & UdhëzimeNjoftim për Tatimpagues – Publikohet versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI
Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI, i cili përmban shërbimin e ri elektronik “Kërkesë për Fiskalizim”.
Cakto Një Termin!
Kontaktoni ekipin tonë për një konsultim ose plotësoni formularin dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.
