Njoftime

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

02 korr 2026KPT Consulting1 min lexim
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

ATK nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë.https://www.atk-ks.org/komunikate-per-media-atk-suspendon-dy-zyrtare-tatimore-pas-ngritjes-se-aktakuzes/

Shpërnda:

Lexo edhe

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”Njoftime
09 korr 2026·1 min lexim

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.

Lexo artikullin e plotë
Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)Njoftime
01 korr 2026·2 min lexim

Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).

Lexo artikullin e plotë
ARBK dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimiNjoftime
26 qer 2026·1 min lexim

ARBK dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lexo artikullin e plotë