Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Me këtë rast, ftohen të gjithë personat fizikë dhe juridikë që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ATK-ja të aplikojnë për t’u autorizuar si Operatorë Ekonomikë për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e SEF-ve.
Kriteret e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm, si dhe procedurat për certifikim dhe mirëmbajtje, gjenden në faqen zyrtare të ATK-së. Ju ftojmë të shkarkoni dokumentin:
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes formularit elektronik “Aplikimi për SEF” në uebfaqen e ATK-së ose në mënyrë fizike përmes dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës në origjinal në Arkivin e Zyrës Qendrore të ATK-së.
Për informata shtesë lidhur me procesin e aplikimit, mund të kontaktoni:
Tel: +383 38 200 255 09
Email: afrim.berisha@atk-ks.org
Uebfaqe: www.atk-ks.org
Lexo edhe
NjoftimeNjoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.
NjoftimeKOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
NjoftimeARBK dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
