ATK

Njoftim Publik-Lëshimi i Faturave të Tatimit në Pronë për vitin 2026

30 mar 2026KPT Consulting2 min lexim
Njoftim Publik-Lëshimi i Faturave të Tatimit në Pronë për vitin 2026

Ministria e Financave njofton të gjithë tatimpaguesit se ka lëshuar faturat e tatimit në pronë për vitin tatimor 2026 për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Tatimpaguesit që janë të regjistruar në sistemin e tatimit në pronë me numra personal të Republikës së Kosovës mund të nxjerrin faturën e tatimit në pronë drejtpërdrejt në e-KOSOVA në linkun https://ekosova.rks-gov.net/ ose duke u paraqitur personalisht në komunën ku edhe janë pronarë/e ose posedues/e të pronës së paluajtshme.

Afati për pagesën e tatimit në pronë për personat fizik rezidentë mund të bëhet në dy këste të barabarta dhe atë:

Kësti i parë deri me 30 Qershor 2026, dhe

Kësti i dytë deri me 30 Shtator 2026

Për personat fizik jo-rezident (pa numër personal të Republikës së Kosovës, ose me numër personal të një shteti tjetër të huaj) tatimi në pronë mund të paguhet në një këst të vetëm, më së largu në datën 30 shtator 2026.

Nëse pagesa nuk paguhet sipas afateve si më lartë pason llogaritja e gjobës dhe interesit si në vijim:

·       Në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet një gjobë prej 10%.

·       Në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet interesi në baza mujore prej 0.65%.

Shpërnda:

Lexo edhe