KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe Tatimet e Shqipërisë forcojnë partneritetin strategjik për modernizimin e administrimit tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës mirëpriti sot në një vizitë pune Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë, z. Ilir Binaj, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, së bashku me stafin drejtues të institucionit.Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy administratave tatimore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale, praktikave më të mira dhe avancimit të proceseve të administrimit tatimor.Gjatë takimit, palët diskutuan për një sërë çështjesh me rëndësi strategjike, duke përfshirë strategjinë e mbledhjes së të ardhurave, komunikimin me tatimpaguesit, procedurat e mbledhjes me forcë, menaxhimin e detyrimeve të papaguara, si dhe praktikat që ndikojnë në rritjen e përmbushjes tatimore dhe efikasitetit administrativ.Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive profesionale për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet administratave tatimore të Kosovës dhe Shqipërisë është një element i rëndësishëm për modernizimin e proceseve të punës, rritjen e efikasitetit operacional dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për tatimpaguesit,” u shpreh z. Hyseni.Nga ana e tij, z. Ilir Binaj shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të praktikave të suksesshme dhe koordinimit në fusha me interes të përbashkët.Të dyja institucionet riafirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit profesional, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave që kontribuojnë në rritjen e performancës institucionale, përmirësimin e përputhshmërisë tatimore dhe avancimin e reformave në administrimin tatimor.
Lexo edhe
ATKNJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT – REGJISTRO TË GJITHË PUNËTORËT NË SISTEMIN EDI!
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë të punësuar se duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune.
ATKDeklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
ATKKOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon trendin e fuqishëm të rritjes së të hyrave tatimore. Gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë arkëtuar 595.6 milionë euro, që përbën 71.5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin arkëtuar 524.1 milionë euro.
