Njoftime

NJOFTIM PËR BIZNESET DHE QYTETARËT

05 qer 2026KPT Consulting2 min lexim
NJOFTIM PËR BIZNESET DHE QYTETARËT

NGA DATA 9 QERSHOR 2025 FILLON REGJISTRIMI I BIZNESEVE EDHE PËRMES PLATFORMËS ELEKTRONIKE e-KOSOVA

Sipas Vendimit Nr.299 të datës 05.06.2025, të nxjerr nga Drejtore Ekzekutive në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve:

 Nga data 9 Qershor 2025, regjistrimi fillestar i shoqërive tregtare në Republikën e Kosovës do të mundësohet edhe përmes platformës elektronike e-Kosova.

✅ - Regjistrimi i shoqërive tregtare përmes platformës e-Kosova do të jetë plotësisht online. Aplikimi, miratimi i lëndës dhe lëshimi i certifikatës elektronike do të bëhet përmes kësaj platforme, pa pasur nevojë që aplikuesi të paraqitet në sportele të ARBK-së dhe të dorëzoj dokumentet në formë fizike.

ℹ - Regjistrimi përmes sistemit ekzistues e-Regjistri i Biznesit do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë pjesërisht elektronike, ku aplikimi dhe miratimi bëhen online, ndërsa certifikata mund të merret në sportelet e ARBK-së apo në Qendrën Komunale të Biznesit (QKB) në Komunën ku biznesi ushtron veprimtarinë ekonomike.

Dokumentet e bashkangjitura nga aplikuesi në formë elektronike, do të arkivohen në formë fizike nga zyrtarët e ARBK-së apo QKB-të.Aplikuesi nuk obligohet të dorëzoj dokumentet në form fizike në ARBK apo QKB-të.

📂 - Përmes platformës e-Kosova, bizneset do të kenë mundësi të sigurojnë informatat  dhe historinë e biznesit në mënyrë të plotë elektronike, pa pasur nevojë të paraqiten në sportelet e ARBK-së.

💸 - Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare qoftë përmes  e-Kosova, sistemit e-Regjistri i Biznesit, apo në mënyrë fizike në sportelin e ARBK-së apo QKB-së, vazhdon të jetë pa pagesë.

📍 - Sportelet e ARBK-së dhe QKB-ve do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe të operojnë për bizneset dhe qytetarët për shërbimet që kërkohen në formë fizike.

 

Stafi i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, ju uron suksese në biznesin tuaj!

Shpërnda:

Lexo edhe

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”Njoftime
09 korr 2026·1 min lexim

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.

Lexo artikullin e plotë
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzësNjoftime
02 korr 2026·1 min lexim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

Lexo artikullin e plotë
Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)Njoftime
01 korr 2026·2 min lexim

Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).

Lexo artikullin e plotë