Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2026

Ministria e Financave njofton se më 30 qershor 2026 do të organizohet ankandi i katërt për vitin 2026 për emetimin e Obligacioneve Shtetërore.
Në kuadër të këtij ankandi do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në vlerë totale prej 25.00 milionë euro.
Investimi në Obligacionet Shtetërore paraqet një mundësi të sigurt dhe të besueshme për investitorët, pasi këto letra me vlerë janë të garantuara me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Republikës së Kosovës.
Një nga përfitimet kryesore të këtij investimi është se norma e interesit përcaktohet në treg në momentin e ankandit dhe mbetet e garantuar gjatë gjithë periudhës së maturimit prej 5 vitesh. Po ashtu, të ardhurat nga interesi janë plotësisht të liruara nga tatimi, duke e bërë këtë instrument financiar edhe më tërheqës për investitorët individualë dhe institucionalë.
Obligacionet Shtetërore ofrojnë:
Siguri të lartë të investimit.
Kthim të garantuar sipas normës së interesit të përcaktuar në ankand.
Përjashtim të plotë nga tatimi mbi interesin.
Mundësi investimi afatmesëm me maturitet 5-vjeçar.
Mbështetje për zhvillimin e tregut financiar dhe financimin e projekteve shtetërore.
Të gjithë qytetarët, bizneset dhe investitorët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë në ankand për blerjen e Obligacioneve Shtetërore mund të aplikojnë përmes bankave komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Për informata shtesë lidhur me procedurat e pjesëmarrjes, kushtet e investimit dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi kontaktoni bankën tuaj komerciale.
Lexo edhe
NjoftimeNjoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.
NjoftimeKOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
NjoftimeNjoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
