Njoftime

SESION INFORMUES PËR SKEMAT E GRANTEVE

29 maj 2026KPT Consulting1 min lexim
SESION INFORMUES PËR SKEMAT E GRANTEVE

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) se në kuadër të lansimit të skemave të granteve do të mbahet sesioni informues për bizneset e interesuara për aplikim.

Skemat që do të prezantohen:

  • Skema për subvencionim të bizneseve me pronësi të grave ndërmarrëse

  • Skema për makineri prodhuese dhe përpunuese

  • Skema për shërbimet e digjitalizimit

  • Skema për certifikim të produkteve

 

Data: 1 qershor 2026

Ora: 10:00

Vendi: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Amfiteatri 414, Universiteti i Prishtinës

Më shumë informata, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.

🔗  https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107

🔗 https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134

Shpërnda:

Lexo edhe

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”Njoftime
09 korr 2026·1 min lexim

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.

Lexo artikullin e plotë
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzësNjoftime
02 korr 2026·1 min lexim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

Lexo artikullin e plotë
Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)Njoftime
01 korr 2026·2 min lexim

Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur procesi i aplikimit për certifikimin dhe mirëmbajtjen e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).

Lexo artikullin e plotë